Trajner i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, është i bindur se tashmë skuadra e tij mund të provojë të qëndrojë në katërshen e parë. Nëse më parë ai nuk e mendonte këtë ide, sot u shpreh se ekipi do tentonte të fitonte çdo ndeshje deri në fund të kampionatit.
“Jam shumë i lumtur e i kënaqur, çunat e meritojnë gjithçka. Sot ishte ndeshje e bukur, e dominuam, ishim shumë mirë në fazën mbrojtëse, në ekuilibër. Sot ishte futboill direkt në fazën sulmuese kur fitojmë topin. Çunat e meritojnë dhe ishin të zgjuar, e dinim si do menaxhohej situata, si do mbrohej rezultati. Tre pikët ishin shumë të rëndësishme për ne sot.
Në pjesën e parë ishte shumë e mirë për ne, pas 2-0 ishim pak me mendimin që të rrimë pak më mbrapa që të luajmë me kundërsulm. Në fillimin e pjesës së dytë Egnatia ishte pak më mirë, se ishte edhe një shtyllë për Egnatian. Nëse shënonte, shkonte 2-1, pastaj kush e di se si mbarojmë. Por fati është pjesë e lojës, çunat meritojnë edhe fat. Menaxhuam mirë, Egnatia është skuadër e mirë e vendit të parë, ka shumë cilësi brenda. Por sot treguam përsëri se jem të fortë, me ekuilibër dhe të shpejtë në tranzicion. Dëshira e madhe është të fitojmë çdo ndeshje, është e vështirë por do e provojmë.
Bilanci me Egnatian? Nuk di çfarë të them se kemi skuadër që nuk bëmë mirë, me Vllazninë kemi 0 pikë. Me Egnatian është e kundërta. Me ta kemi shumë. Ky është futbolli, gjithmonë ka një skuadër ku luan më mirë e një tjetër ku nuk je i mirë. Nuk di çfarë mund të them.
Sigurisht do provojmë të rrimë në katërshe. Dinamo e Tirana janë afër, Dinamo ka edhe një ndeshje, gjithçka është e hapur, ka edhe 8 javë. Sigurisht kemi besim të madh dhe do vazhdoje e luftojmë”, tha Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes.