Pavaresisht se nuk arriti dot ne finale, Skenderbeu “e ka fituar” kampionatin e tij. Renditja ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit i ka kenaqur te gjithe ne Korçe sepse skuadra ka bere nje sezon shume te mire.

Per ta mbyllur ate, do te luajne edhe nje ndeshje te fundit, ate ndaj Vllaznise diten e neserme, ndeshje kjo e vlefshme per vendin e trete dhe te katert. Trajneri Ivan Gvozdenoviç duke folur ne lidhje me kete takim, i pyetur nese ai do te jete thjesht per statistikes, eshte shprehur:

“Absolutisht jo, ne do të jemi atje për të bërë ndeshjen tonë më të mirë dhe do të respektojmë deri në fund kampionatin. Nuk e shoh ndeshje statistike pasi më shumë vlen për ne sa i përket prestigjit.

Jemi duke u përgatitur maksimalisht dhe do të hedhim në fushë formacionin tonë më të mirë. Do të tentojmë që të arrijmë në vendin e tretë në këtë kampionat prandaj do të tregojmë grintë dhe maksimumin tonë për këtë takim”./www.shkodrasport.com/