Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht minimalisht nga Egnatia.

Gvozdenovic deklaroi se ndeshja u vendos nga një gabim, që solli penalltinë, ndërsa shtoi se ekipi është në moment të vështirë, por ka besim se do kalohet.

“Sot vendosi një gabim i vogël. Loja ishte e barabartë. Ne kishim 3-4 raste për gol. Mundësia më e mirë ishte e Rashicës në pjesën e parë. Nëse do shënonte i vetëm me portierin, mund të ndryshonte lojën. Penalltia vendosi ndeshjen. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por të shikojmë përpara për ndeshjen e radhës.

Bëmë presion lart, që të mos lejonim Egnatian të na afrohej dhe të synonim golin. Humbëm përqendrimin te goli dhe kjo e vendosi ndeshjen.

Mendojmë vetëm për javën tjetër. Gabimin individual e rregullojmë me stërvitjen dhe me pak eksperiencë. Ky është një moment i vështirë për ne, por kam besim se do e kalojmë. Kemi nevojë për pikët. Ky është futbolli, do shikojmë përpara.
Ndoshta zëvendësimet mund t’i bënim më shpejtë. Të gjithë bënë mirë kur u futën nga stoli. Iu afruam barazimit.

Kam një grup të fortë, por pastaj të shikojmë për merakton. Do shikojmë si do jetë situata. Kemi nevojë për pikët, por nuk jemi keq, do luftojmë për pikët deri në fund”- eshte shprehur Gvozdenoviç./SHKODRA-SPORT.COM/