Ndeshja mes Bylisit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 9-të të Superiores është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në Ballsh, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.

“Sot jam i kënaqur dhe kisha besim që do të fitonim kundër Ballshit. Ishte një ndeshje me top të gjatë, luftë në ajër dhe goditje standarde. Por ishim të qetë dhe të pjekur. Mund të them vetëm bravo çunat sepse sot kishim nevojë për 3 pikët.

Me Dumfur ne jemi më të fortë, kemi dhe Ramos, por Dumfur është më i pjekur dhe me eksperiencë. Jemi më të qetë me të. Në krahun tjetër ishte Doka që është përsëri me eksperiencë. Tani jemi më të fortë në mbrojtje”, tha Gvozdenovic.