Elbasani ia del të marrë 1 pikë të vuajtur në kryeqytet. Skuadra e Ivan Gvozdenovic barazoi 2-2 me Partizanin në “Arenën e Demave”, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.Pas kësja sfide ka folur trajneri serb. Ky i fundit ka theksuar se:
“Pse nuk po ruan ekipi rezultatin? Nuk mund të them fiks çfarë nuk fuksionon. Në Shkodër ishim me formacion tjetër dhe sot sfida ishte më e mirë. Ishim 2-1 dhe mendoj se na duhet pak më shumë besim dhe të jemi më mirë fizikisht. Skuadra ka nevojë për kohë që të kapë ritmin tim, mund të them kështu.
Ndryshimi i sistemit? Kam 1 javë që jam me skuadrën. Bravo çunave që kanë reaguar. Pjesa e parë ekipi luajti mirë, ndërsa në pjesën e dytë lamë për të dëshiruar. As fizikisht nuk ishim mirë. Pork am besim se do të bëjmë një punë të mirë dhe kur kem të gjithë lojtarët gati do të jemi më mirë.
Lulaj? Është një kapiten i vërtetë. Nuk ishte gati për nga fillimi, ai bëri maksimumin në ato minuta që luajti.
Golat e pësuar dhe renditja? Për mau nuk është problem dhe e di unë se cilat janë objektivat e klubut. Sigurisht unë do të luftoj shumë per të arritur aty ku duhet”, ka përfunduar timonieri i verdhebluve.