Elbasani fitoi në transfertë përballë Laçit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në favor të verdhebluve. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic.

“Sot ishte vetëm për pikët. Gjithmonë këtu është e vështirë, Laçi një skuadër e mirë edhe sot luajti mirë. Ndoshta sot pjesa e parë foli për Laçin, por rezultati ishte 0-1. Sot kishim nevojë për pikët, kemi edhe 5 finale të tjera. Tani do të mendojmë për Tiranën.

Sot nuk ishim të kënaqur me 1 pikë. Elbasani gjithmonë mendon për 3 pikët. Sot ishim gati vetëm për të fituar këtë ndeshje. Në fazën sulmuese nuk ishim mirë sot. Laçi rrezikoi më shumë, por ndeshja përfundoi 0-1 dhe jam i kënaqur. E përgatita ndeshjen bashkë me stafin për kundërsulm dhe kjo ishte ideja nga fillimi. Në goditjet standarde ne jemi të fortë, në mos gaboj është goli i gjashtë. Edhe sot vendosi një gol, ne ishim me pak fat sot.

Musta golashënuesi më i mirë? Nuk më shqetëson. Ne kemi krijuar shumë raste për gol. Në 5 javët e fundit s’mund t’i bëjmë të gjitha. Kemi nevojë vetëm për pikët. Të shënojë kush të dojë përballë Tiranës, prap jam i kënaqur, vetëm pikët janë të rëndësishme.

Tsague? Sot ai bashkë me Razak ishin jashtë për shkak të një gabimi, ata ishin me vonesë 15 minuta për drekën. Bashkë me stafin u vendos që të lihen jashtë ekipit. Nuk kanë pasur gjendje gripale. Të dy kanë qenë në formacion, por vendosa bashkë me stafin të dilnim jashtë nga protokolli.

Jam i kënaqur edhe nga lojtarët që erdhën nga pankina. Ne jemi gati. Sot nuk kemi krijuar shumë raste dhe nuk ishim mirë në sulm. Por nëse flasim për 3-4 ndeshjet e fundit, gjithmonë kemi pasur 4-5 raste për gol, por nuk kemi shënuar. Kemi nevojë për punë, për të mësuar sulmuesit me njëri-tjetrin, ose do të kemi nevojë për cilësi përpara, lojtar si Arsen Lleshi.

Final-Four? Kemi 40 pikë. Jemi më të qetë nga ana poshtë e tabelës, kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Për Final 4 do presim deri nesër, pasi luan Dinamo me Partizanin. Patjetër që do luftojmë deri në fund”, tha Gvozdenovic.