Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka theksuar se suksesi me përmbysje i skuadrës së tij ndaj Teutës, ishte meritë e ndryshimit të skemës.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, nuk kemi kapur ritmin e lojës, ishim me shumë vonesë, nuk sulmuam hapësirat pas shpinës. Pastaj në 5 minutat e fundit në pjesën e parë, ishim me një tjetër sistem, Lleshi me Tsague dhe Ze Gomesh mbrapa. Në pjesën e dytë kapëm ritmin, po sulmonin hapësirat, ndoshta ishte lëvizje e mirë nga stafi. Plus Hakaj nga e majta futi mentalitet tjetër, i qetë me topin. Reaguan mirë, shënuam shpejt golin e parë, hapëm lojën. Mendoj se Teuta nuk rrezikoi asnjë herë në pjesën e dytë, dominuam, ishim mirë dhe tre pikët ishin shumë të rëndësishme.

Kur e pashë që kemi probleme më topin e dytë, pasimin poshtë, me pasat ishim shumë hapur, nuk ishim afër me njëri-tjetrin, ishte një ide të ndryshonim. Unë e njoh Ze Gomesh, është i mirë kur është në mesfushë, pas sulmuesve. Në fillim menduam të ishte majtas se ka shpejtësi, mund të kapnim Jazxhi një kundër një. Kur ndërroi sistemi ishim pak më mirë, por nuk e kisha ide nga fillimi. Ndoshta duhej bërë pak më shpejt. Mund të luajnë të tre, por ndoshta me këtë sistem se jemi në rregull dhe djemtë e treguan në pjesën e dytë. Ndoshta kjo ishte pika e fortë, pika e kthesës.

Goli i parë vjen nga që ishim me ekuilibër mbrapa, por ishim gabim në pasim. Ndoshta edhe Musta duhej të pasonte më shpejt. Ishim të paorientuar, të nervozuar, por bravo çunat. Në pjesën e dytë, ishim tamam, dhe nuk ishte e thjeshtë, kur ke rezultat në disavantazh. Ata kanë eksperiencë si të mbajnë rezultatin, por çunat reaguan mirë dhe ne jemi të kënaqur”, tha Gvozdenoviç për RTSH.