Elbasani nuk arriti dot të zërë një vend në “Final 4” duke u mposhtur nga Partizani sot me shifrat 2-0. Në përfundimin e takimit, trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenovic doli në prononcim për mediat.

“Do vazhdoj të jem i mërzitur, kemi bërë një sezon të mirë. Sot ishte një finale dhe një shanc i mirë për ne, do vazhdoj të jem i mërzitur sot nesër dhe pasnesër.  Pjesa e parë ishte përgatitur për një luftë në ajër, kemi qenë mirë deri në minutat e fundit para se të pësonim golin.

Ne ishim pak të kujdeshëm, ishim mirë me barazim ose me fitore. Ideja ishte të luanim fort, do mbaronte pjesa e parë, nëse do ishte rezultati barazim do bënim diçka. E dinim se Partizani është mirë me kokë, një gabim i vogël përpara kornerit, ndoshta mund të merrnim topin me një faull.

Pjesa e dytë ishim pak më konkretë me topin poshtë, edhe Partizani po rrinte mbrapa sepse kishte një taktikë sepse ishte rezultati 1-0. Sot ishte një finale, nga fillimi asnjë lojtar nuk ishte gati të riskonte.”, u shpreh Gvozdenovic.