Arda Gyler ka përfituar nga pushimet e saj për t’u shkëputur nga futbolli dhe për të rikarikuar bateritë për një sezon të dytë në Madrid.
Ai ka mbyllur pushimet e kaluara mes Budrumit në Turqi dhe Maldiveve dhe ka zbarkuar në Madrid.
Arda Gyler është kthyer te Reali i Madridit me një objektiv të qartë në sezonin e ri: të fitojë pozicionin e titullarit me Ançelotin pas një viti të parë në të cilin ai pati shumë pak hapësira, por që shpërtheu veçanërisht në fundin e sezonit me një futboll spektakolar.
Kjo gjë vazhdoi edhe në “Euro 2024” ku perla turke shkëlqeu me ekipin e tij kombëtar. Sipas njoftimit të Realit, pavarësisht se nuk ka kryer stërvitje, Gyler do të udhëtojë me Realin në SHBA.