Erling Haaland me të vërtetë duket se do të veshë fanellën e Real Madrid-it verën e ardhshme.

Lojtari i ndalur në Marbella nga disa tifozë që e njohën në rrugë, iu përgjigj pyetjeve për të ardhmen duke deklaruar:

“Vitin tjetër do të luaj këtu, në Spanjë”.

Një konfirmim i mëtejshëm në lidhje me thashethemet që flasin për gjashtë muajt e fundit te Borussia Dortmund për sulmuesin e asistuar nga Mino Raiola.