Gjatë programit të tij radiofonik në RMC, ish-lojtari i ragbisë Vincent Moscato nuk i kurseu kritikat për Haaland, të cilin e gjykon një niveli më poshtë se Mbabbé. E gjithë kjo lindi nga një diskutim për Topin e Artë të mundshëm në të ardhmen e afërt.

“Haaland nuk do të jetë fituesi i Topit të Artë, sepse ai nuk mbështetet nga një vend i madh. Do të jetë e komplikuar për të,” tha Vincent Moscato.

“Do ta ketë shumë e vështirë për të arritur Mbappe. Ndoshta duke fituar pesë herë Champions League dhe gjithashtu Kampionatin Europian me kombëtaren e tij…”.

Megjithatë, pavarësisht se parashikoi se Erling Haaland nuk do të jetë kurrë numri një në futbollin botëror, Vincent Moscato pranoi se për sa i përket talentit “ka një konkurrencë”, duke iu referuar edhe një herë Kylan Mbappé.

“Do të shohim edhe numrin e golave ​​të shënuar. Ata janë në fillim të karrierës së tyre, Mbappé është përpara. Por ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Ata do të bëjnë gjithçka dhe do të na mbajnë pezull për 10 vjet aq sa Messi dhe Ronaldo”, përfundoi Vincent Moscato gjatë fjalës së tij në RMC.

Vetëm koha do të tregojë nëse fjalët e tij mund të vërtetohen me fakte. Ndërkohë, Erling Haaland vazhdon të shënojë dhe të fitojë me fanellën e Manchester Cityt.