Antonio Cassano nuk e ka kursyer trajnerin e Inter-it, SImone Inzaghi, dhe drejtuesin Beppe Marotta. Ish-sulmuesi nuk është i kënaqur me ecurinë ezikaltërve në këtë sezon në kampionat.
“Klubi i jep meritat Inzaghi-t se ka arritur në finalen e Champions League, por injoron katastrofën në kampionat”, ka thënë FantAntonio në BoboTV.
“Të gjithë lavdërojnë Inter-in që ka arritur në finalen e Champions League, por unë dua të flas për mënyrën si ka arritur në këtë finale.
“Pas fazës me grupe është përballur me Porto, Benfica dhe Milan. Megjithatë, në kampionat është 20 pikë alrg napoli-t. Një çmenduri.
“Kanë shpërdoruar mundësinë për të fituar titullin vitin e kaluar duke lejuar që ta fitonte Milan-i. Kjo skuadër humb një në tri ndeshje në sezon në Serinë A”.
Për Marotta-n: “Duhet të fillojë të kuptojë futbollin dhe jo të thotë se Inzaghi do të qëndrojë me 100%. Marotta dhe futbolli janë si e bardha dhe e zeza. Jep intervista dhe reciton.
“Unë, si tifoz i Inter-it, Inzaghi-n do ta largoja. Edhe po ta fitonte Champions League unë Inzghi-n do ta ndryshoja”, ka thënë Cassano./telesport/