Kastrioti i gjysmes se dyte te sezonit po i habit te gjithe me formen e shkelqyer qe po kalon teksa se fundi mundi edhe Tiranen kryesuese dhe eshte ekipi qe ka grumbulluar me shume pike se te gjithe nga janari e ketej.

Pjese e kesaj skuadre dhe nje nga pikat me te rendesishme te tij eshte edhe mesfushori shkodran Abaz Karakaçi. 30 vjeçari po kalon ndoshta momentet me te mira te karrieres se tij dhe per kete ka marre edhe vleresimet e duhura.

Por nderkohe, i pranishem ne studion e “Sport Show” mbremjen e se henes, ai ka folur edhe per Vllaznine, duke dhene edhe nje argument qe sipas tij qendron, pavaresisht se çfare mund te mendojne te tjeret.

“Latifi dhe ai braziliani, Da Silva, jane dy lojtaret me te dobet te Vllaznise ndeshje per ndeshje. E kam pare kete gje, jane dy lojtare qe luajne vetem kur kane topin ne kembe. Ky nuk eshte vetem mendimi im, por i shume njerezve qe e njohin futbollin.

Jane dy lojtare qe nuk shkrihen me ekipin, luajne per interesat e tyre personale qe te bejne nje kampionat te mire ketu, te bejne 10 gola dhe te ikin pastaj diku tjeter sezonin e ardhshem. Atyre nuk u intereson a merr Vllaznia pike apo jo.

Krymit dhe Hakajt i intereson me marr Vllaznia pike, sepse jane vendalinj dhe u intereson qe Vllaznia medoemos te shkojne ne Europe, kurse keto dy te tjeret vijne ketu sa me marr ato leke, me rrit vlerat e veta si sportista e me me ik”- eshte shprehur Karakaçi./SHKODRA-SPORT.COM/