Papa Francesku ka zbuluar së fundmi se cilin prej dy legjendave të vendit të tij, Argjentinës, Messin apo Maradonën, preferon më shumë.
Në intervistë të dhënë për mediet italiane, Papa u pyet pikërisht për këtë çështje, teksa i surprizoi të gjithë kur tha që asnjërin, por theksoi se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.
“Midis Maradonës dhe Messit, kë preferoj? Do të them një të tretën, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë.
Messi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pele-n, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë atë të tre mbeten të mëdhenj.”-deklaroi Papa Françesku.