Të gjithë do të donin ta kishin në ekip Lionel Mesin dhe tashmë që futbollisti është në moshën 31 vjeçare kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e tij. Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ngulmon se nuk e sheh lamtumirën e argjentinasit në kohën e afërt.

“Mund të luajë deri 45 vjeç, kush e di?. Ne themi se do të luajë 3,4 apo 5 vitë më shumë, por nuk e dimë më siguri se sa, atë e di vetë Leo. Jemi duke përgatitur periudhën e pas largimit të Mesit.

Lojtarë si Dembele, Lenglet dhe Arthur janë atje për të ndërtuar një ekip që mund të luajë dhe pa Mesin, megjithëse unë shoh një rrugë të gjatë përpara. Leo ka për të luajtur gjithmonë në Barcelonë, ai është i lidhur me këtë klubi, është një gjeni dhe e ka treguar prej shumë sezonesh.

Po jetojmë një epokë të jashtëzakonshme me të, por për tifozët duke normale”, u shpreh Bartomeu i cili nuk i kurseu elozhet.

Nga ana tjetër ai zbuloi edhe diçka të veçantë. “Presidentët pyesin gjithmonë në fillim nëse Mesi do të luajë në këtë ndeshje sepse edhe ata e shijojnë”, përfundoi numri 1 i Barcelonës.