Te Kukesi jane merzitur shume per humbjen e Laçit ndaj Vllaznise ne finalen e Kupes sepse me kete disfate ata mbeten jashte Europes. Megjithate ka patur edhe pjestare te kesaj skuadre qe duket se nuk e kane vuajtur shume kete gje.

Njeri prej tyre ne fakt eshte trajneri i sapoemeruar i saj Skender Gega. Ne nje interviste te dhene per gazeten “Sport Ekspres” i pyetur pikerisht per moskualifikimin per ne Europe, ai eshte shprehur:

“Europa? E kam ndjekur ndeshjen mes Vllaznisë dhe Lacit. Laci ishte më favorit para kësaj përballje, pasi ishin më mirë në kampionat. Megjithatë ky është futbolli. Unë e respektoj shumë historinë e Shkodrës dhe nuk i vodhi kujt asgjë.

E meritoi dhe më bëhet qejfi për Vllazninë dhe Mirel Josën që ia dolën, pavarësisht se interesat tona ishin të kundërta pasi na duhej Europa. Por kjo ndodh kur varesh nga këmbët e të tjerëve”.