Në futbollin shqiptar por edhe atë botëror janë të shumta rastet kur brenda një ekipi bëjnë pjesë familjarë të ndryshëm.
Mbase, lidhjet në mes tyre kanë ardhur pikërisht prej sportit por ndoshta edhe jo.
Në futbollin shkodran ka një rast kur dy emra shumë të njohur të tij, janë bërë “baxhanakë” me shumë të ngjarë pikërisht prej kësaj loje.
Bëhet fjalë për të mirënjohurit Astrit Hafizi dhe Hysen Dedja.
Ata kanë qenë bashkëlojtarë prej vitesh sëbashku. Më pas, me kalimin e Hafizit si trajner, ai e kishte Dedjen sportist.
Pikërisht në vitet kur ata bëhen “baxhanakë”. Bashkëshortet e tyre janë motra dhe kjo i ka lidhur edhe më shumë ata.
Në vitin 1996 Dedja pas lënies së sportit, nis rrugën e trajnerit dhe zë vendin e Hafizit tek Vllaznia.
Po ashtu, edhe në vitin 2000, ndonëse të dy u shpërngulën nga Shkodra për në Tiranë me familjet e tyre, sërish u kthyen të punojnë tek skuadra e tyre e zemrës.
Hafizi si drejtor teknik dhe Dedja si trajner. Një lidhje e fortë e cila është forcuar edhe më shumë përmes sportit.
www.shkodrasport.com