Shqiperia e ka nisur mbare edicionin e rradhes te Liges se Kombeve duke fituar ne transferte me rezultatin 0-2 ne Bjellorusi fale golave te shenuar nga Cikalleshi e Bare.
Elozhet per kuqezinjte tane kane qene te medha, megjithate ka patur edhe specialiste te ndryshem te cilet kane dale kunder skemes qe po perdor aktualisht trajneri Reja me kombetaren tone.
Njeri prej tyre eshte ish- trajneri i kombetares Astrit Hafizi i cili mendon se skema qe perdor numri 1 i pankines kuqezi nuk e pershtatshme per lojen e disa lojtareve, perfshire ketu edhe ate te kapitenit Hysaj.
““Kjo lloj skeme që përdor Reja bën që lojtarët tanë më të mirë të bien “viktimë” e sistemit, pasi nuk mund të përdoren. Kemi Uzunin që nuk mund të luajë, kemi Çekiçin prapë. Hysaj është prapë jashtë loje me këtë lloj sistemi në një farë mënyre pasi nuk mund të japi më të mirën. Ai shkon në sulm dhe duhet ta pranojë vetë që nuk di ta bëj atë gjë
Ne në fushë kishim dy sulmues dhe nuk kishim lojë sulmuese. Kjo është e gjitha, ndoshta 3-4-3 mund të fuste në lojë futbollistët e tjerë më të mirë, nëse nuk lëvizet nga tre mbrojtës”.