Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Astrit Hafizi, mendon se kampionati shqiptar po shkon në një drejtim shumë të gabuar.

“Nuk punohet për sulmin, se është pjesa më e vështirë. Punojnë për mbrojtjen dhe nuk krijohet. Pastaj nuk kemi lojtarë të nivelit të lartë, edhe ata që blejmë.

Edhe mund të marrësh lojtarë jashtë, por nuk marrim lojtarë që bëjnë diferencën me lojtarët tanë”, tha ai për SuperSport.

“Kampionati ynë nuk përballon ndeshje me pak ditë diferencë. Ne vetëm profesionistë nuk jemi, e dini se në çfarë fushash stërviten, janë me bar sintetik, nuk janë të pranueshme.

Nuk përshtaten me bar natyral se gjithë javën bëjnë stërvitje e pastaj luajnë në bar. Janë të papranueshme edhe nga ana mjekësore, janë afër dëmtimeve.

Ato duhet të përdoren në rast emergjence, shiu e përmbytje, apo borës. Ne i përdorim mbrapsht, ndaj nuk ka si rritet niveli kur stërviten kështu,

Pastaj marrja e lojtarëve të huaj, ku po shkon futbolli ynë, nëse ti shkon duke shtuar të huajt? Federata duhet të bëjë politikën e futbollit shqiptar. Ekipet e 19 vjeçarëve do të zhduken komplet, me këto ritme”, tha Hafizi./vipsport/