Dy ndeshjet e shtatorit te kombetares shqiptare treguan dy anet e medaljes per te. Ndaj Ukraines nje fitore me shume vlere, por vetem pak dite me vone nje zhgenjim total ne sfiden ndaj Gjeorgjise. Per ish- trajnerin e kombetares, Astrit Hafizi, skuadra jone perfaqesuese vazhdon te shfaqe shume probleme.

I ftuar ne “Procesi Sportiv” shkodrani i njohur kritikon edhe menyren si gazetaret e trajtojne Silvinjon apo dhe trajneret e meparshem te kombetares shqiptare te cilet ne vend qe t’i kritikojne e te jene ne oponence me ta, ne fakt nuk ngurrojne edhe t’i perqafojne.

“Pas fitores me Ukrainen ishte rreziku me i madh i joni. E kisha frike dhe ashtu ndodhi. E gjitha nga euforia sepse ajo ishte ne permasa te jashtezakonshme. Kombetarja jone ka dhene prova edhe ne disa ndeshje te meparshme se vuan nga kjo gje. Sidomos pas asaj paraqitje ne Kampionatin Europian te cilen shumekush e quan krenari, por per mua ka disa probleme shume te tjera.

Une kam verejtjet e mia qe prej menyres si u ndertua lista e kombetares qe ne ndeshjet e Europianit. Me gjithe respektin qe kam per Abrashin dhe Gjasulen, asnjeri prej vete atyre nuk e kuptonte si erdhen ne kombetare dhe pse erdhen. Sidomos per Abrashin qe kishte 2-3 vjet qe ishte shkeputur nga ekipi yne perfaqesues.

Dhe ajo qe me çudit eshte fakti se asnje nga gazetaret nuk e pyet dhe i kerkon llogari trajnerit per keto zgjedhje, kur une e kam provuar mbi shpatullat e mia, ashtu si dhe shume trajnere te tjere shqiptare se si jemi pyetur dhe masakruar per listat e kombetares. Krejt ndryshe me te huajt, madje pas konferencave trajneri i kombetares edhe perqafohet nga gazetaret!!! Kjo nuk duhet te ndodhe sepse shtypi dhe gazetaret duhet te jene gjithmone ne oponence me trajneret, siç ndodh ne te gjithe boten.

Pas Europianit mendova se trajneri do te reflektonte, por jo. Abrashi u perfshi serish ne skuader edhe per ndeshjet e shtatorit, ndersa Gjasula apo dhe Cikalleshi u treguan me te zgjuar u terhoqen vete, por ne fakt ishin te detyruar ta ndermerrnin nje veprim te tille ngaqe trajneri nuk do t’i perfshinte ne liste.

Silvinjo e humbi ndeshjen me Gjeorgjine qe ne Ukraine. Shume prej futbollisteve ishin te lodhur, por ai beri vetem 2 zevendesime nga 5 te mundshmit. U fol shume per Manajn, por ne dy ndeshje ai nuk gjuajti asnjehere ne porte dhe dha vetem nje asist tek goli ndaj Ukraines. Po normalisht qe nje pasim do ta jepte, por ne ndeshjen e dyte ishte i sfilitur dhe nuk beri asgje”- eshte shprehur Hafizi./www.shkodrasport.com/