Astrit Hafizi, i ftuar në studion “Gol pas Goli”, tha pas ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit se pavarësisht rezultatin të ngushtë, diferencat ishin të mëdha në fushë.
Sipas tij, Partizani e meritoi plotësisht fitoren dhe Tirana nuk dha asgjë në fushën e lojës:
“Të shikosh rezultatin final, ishte i ngushtë, por në fakt ishte fitore e merituar e Partizanit. Tirana dha pak, Partizani bëri dhe mori më shumë. U pa një ndeshje me pak gola por të menduar mirë dhe të interpretuar mirë nga Partizani
E kërkoi më shumë, në fushën e lojës ishte më agresiv në marrjen e topit dhe kalimin në sulm shumë shpejt. Edhe fizikisht ishte më mirë, se për të bërë veprime të tilla duhej bërë më mirë.
Atë që bëri në pjesën e parë ishte e jashtëzakonshme nga Partizani në pjesën e dytë mendoi edhe për të ruajtur rezultatin pro nuk pat shkëndijë nga Tirana, Gega në përgëzim shumë të madh për mënyrën e lojës, studimin që i bëri kundërshtarit, nuk i dha asnjë hapësirë”,- u shpreh Hafizi./vipsport/