Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, analizoi paraqitjen e dobët të kuqezinjve në përballjen e sotme ndaj Lituanisë. I futar në studion e emisionit “Kuq e Zi”, Hafizi u shpreh:

“Edhe kur fitojnë duhet analizuar shumë mirë edhe fitorja. Ku gabuam atë ditë kur fituam. Edhe atë ditë kam pasur idenë që loja ishte jo bindëse. Gjuajtëm 3 herë dhe shënuam 3 gola. Aftësi individuale e Cikalleshit. Në total loja jonë la për të dëshiruar.

Nuk ka lojë kur luan me 3 mbrojtësa dhe me topa të gjatë. Mesfushorët dalin jashtë loje. Me topa të gjatë është një lojë e dëshpëruar. Kjo ishte ajo për të cilën unë ngula këmbë. Për të kishim analizuar mirë ndeshjen e Bjellorusisë nuk do kishim shkuar këtu.

Ne s’kemi luajtur mirë në Bjellorusi. Këtu ngula këmbë. Mund të humbasësh edhe me lojë shumë të mirë. Kemi kohë për të dalë edhe të parët në grup. Nuk kemi lojtarë për skemën 3-5-2. Lituanezët kanë pasur 3 raste të pastra shënimi.

Dikush e merr përsëmbrapsi që unë po kritikoj edhe fitoren në Bjellorusi. Nuk kemi humbur vetëm për gabimet e Gjasulës. Ne kemi gabuar edhe 2-3 herë të tjera që mund të na ndëshkonin”, u shpreh Hafizi.