Shqipëria doli e mundur nga Polonia, me shifrat 4-1. Në ndeshjen e vefshme për kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë treguan limitet e tyre.
I ftuar në Supersport, Astrit Hafizi u shpreh se te kombëtarja jonë nuk ka lojtarë lider, çka duket qartë. Hafizi thotë se djemtë tanë mund të pësonin më shumë.
“Humbja 4-1 dhe mungesa e liderave? “Nuk ka lojtarë lidera, ne jemi shumë korrekt me lojtarët dhe nuk I thamë Cikalleshit për intervistë që ka dhënë disa kohë më parë përçarje në skuadër. Nëse do t’i thonim gjë do të ishte një tjetër goditje për skuadrën.
Për çfarë të themi që nuk e merituam këtë humbje me 4 gola. Shkojmë në sulm ne 20 takime, ne luajtëm mirë kur kundërshtari tërhiqet dhe të lë të luash dhe toleron.
Për çfarë të disktojmë për kundërshtarin që mund të shënonte më shumë gola. Trajneri është kryesor dhe asnjëherë nuk I themi ku është faji, por duhe të dalësh në konkluzione pas humbjeve” – tha ai.