Arsen Hajdari dhe Olsi Gocaj, janë dy nga lojtarët që kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit të Vllaznisë edhe të pakën për dy sezone të tjera. Ato pavarësisht se nuk ka hedhur totalisht firmën në kontratë, kanë pranuar dje në një deklarim për gazetën tonë, se kanë përfunduar çdo marveshje me drejtuesit e klubit shkodranë. Hezitimi I lojtarëve për mos firmosjen e mënjehershme të kontratës mësohet se nuk ka rezultuar në vlerën finaciare që drejtuesit e klubit kanë rënë dakord me këto lojtarë, por me kohzgjatjen e saj. Megjithatë, pas Vujadinoviç e Smajlit edhe Hajdari e Gocaj, dy nga lojtarët më në formë të momentit kanë hedhur firmën për ekipin e Vllaznisë.

 

Hajdari

Arsen Hajdari ka qenë zbulimi I këtij sezoni për ekipin shkodranë. Tekniku Rudi Vata ka një meritë të padiskutueshme në evidentimin e këtij lojtari dhe dhënies së vlerave të këtij lojtari. Në krahin tjetër shkodrani 23 vjeçarë ka shpërthyer duke treguar se është një lojtarë që I përket të ardhmes. Aia ka hedhur një firmë tanimë në kontratë për dy vitet e ardhshme me në të drejtë rinovimi edhe për një sezon. Shkodrani  në deklarimin e tij është shprehnur tepër I kënaqur që ka arritur të jetë pjesë e kësaj skadure. “Kam hezituar për një çast përsa I përket kohëzgjatjes së kontratës. Megjithatë në fund kam rënë dakrd që të jem pjesë e kësaj skuadre edhe për të paktën dy sezonet e ardhshme. Kam rënë dakord për një kontratë 2+1, ku edhe me shumë financiare jam I kënaqur. Nuk dua të baj të ditur një gjë të tillë, por them se jam tepër I kënaqur. Shpresoj dhe besoj se pas këtij sezoni do të jem në gjendje të kontriboj për të dhënë më të mirën për këtë ekip”, është shprehur fillimisht Hajdari. Ndërsa për sezonin që jemi në të ekipi sulmuesi Hajdari shprehet se tani gjithçka për kuqeblutë ka përfundur dhe një vend në gjashtëshen e parë është edhe objektivi I kësaj skuadre për këtë sezon. “Dëshira ime ishte që të arrija më të mirën në këtë sezon me ekipin e Vllaznisë.  Për ne ky nuk është një sezon I mirë. Por shrpesoj se do të arrijmë që në fund të tij të jemi në gjashtëshen e parë. Ndërsa përsa I përket takimit me Flamurtarin shpresojmë të bëjmë maksimumin për të marrë të paktën mnjë herë revanzh në këtë sezon”, ka deklaruar sulmuesi Arsen Hajdari

Gocaj

Olsi Gocaj është mnjë tjetër lojtarqë që ka bindur drejtuesit e klubit shkodran për ta bërë pjesë të tijin edhe për dy sezone me radhë. I vënë në një pikwpyetje reale në startin e përgatitjeve për këtë pjesë të dytë të sezonit nëse, Gocaj jo vetëm që ka bindur teknikun Vata, por edhe drejtuesit e klubit se ai është një lojtar që mbart velra për ta patur në gjirin e skuadrës së tyre. “Natyrisht që jam I kënaqur që kam arritur të gjejë akordin me drejtuesit e klubit që të jem pjesë e kësaj skuadre edhe për dy sezone të tjera. Natyrisht kohëzgjatja e kontratës disi meë ka stepur dhe më ka bërë që të  ngurroj për të thënë menjëherë po, por pastaj mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam I kënaqur me të ggjithë aspektet e kontratës. Mendoj se atë që nuk kam arritur këtë sezon me ekipin e  Vllaznisë shpresoj dhe besoj se do ta arrijë që në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit po mendojnë për të  bërë më të mirën në ndërtimin e shpejtë të skuadrës për sezonin e ri”, ka thënë mesfushori Olsi Gocaj.

Admir URUÇI