Oliver Kahn ishte në qendër të vëmendjes së opinionit publik për një ngjarje shumë të veçantë në nëntor. Disa hajdutë hynë në vilën e tij kur nuk kishte askënd brenda dhe i rrëmbyen ish-portierit të Bajern Mynih dhe Gjermanisë një kasafortë. Dukej si një ngjarje nga ato të filmave, pasi gjithçka ishte planifikuar mirë, sepse kasaforta iu shkul atij nga muri i dhomës në të cilën ishte vendosur dhe hajdutët u larguan vetëm me të.Sot policia gjermane bëri të ditur se ka gjetur përsëri kasafortën e ish-futbollsitit, jo shumë larg vilës së tij në periferinë e Mynihut.
Ajo është gjetur e hedhur në një zonë mes pemëve, kuptohet e shpërthyer pasi hajdutët kishin kërkuar të merrnin çfarë kishte në brendësi. Por në fakt, në brendësi nuk ka pasur asgjë, të paktën sipas Kahn. Menjëherë pas ngjarjes së nëntorit, ishte vetë Kahn i cili në një prononcim për mediat saktësoi se kasafortën kishte kohë që e kishte vendosur në studion e tij por nuk mbante gjë në të, ajo kishte qenë gjithmonë e boshatisur. /vipsport/