Nga Ramadan BIGZA
Ka vdeke Hajrullah Lekaj. Çuditerisht ky lajm i pabesueshem me vjen nga larg, nga SHBA nepermjet profesor Nuri Gokajt ndersa ne media nuk kam pare as edhe nje njoftim per ndarjen e tij nga jeta. Po kush ishte Hajrulla Lekaj? Ai ishte nje djale energjik, qe u be pjese e Vllaznise se Shkodres edhe pse vinte nga Vraka. Ishte i forte si askush tjeter, i guximshem si asnje futbollist tjeter. Sulmuesit me te mire shqiptare, qe nga me te medhenjte si Pano me shoke e kishin te veshtire t’i shkeputeshin dares se Hajrullah Lekes. Hajroja , siç e therrisnin, ishte shpirti dhe zemra e nje ekipi te madh si Vllaznia e asaj kohe, ku luanin edhe Bizi e R. Rragami. Me thirrjen “Udrige”, Hajro merrte zemer i gjithe ekipi. Hajrullah Lekaj do te mbahet mend per shpirtin luftarak. Me kujtohet nje ndeshje ne Durres, kur gjate nje perplasje me kundershtarin, ai u ça ne vetull. Megjithe mjekimin qe iu be, gjaku nuk i pushonte. Trajneri kerkon qe ta zevendesoje por Hajro fshin gjakun qe i shkonte curk dhe futet serish ne fusen e lojes. Ky ishte Hajrullah Leka, i cili nuk mori kurr ate qe meritonte megjithate ai mbetet per sportdashesit e shumte njeriu i vlerave te medha sportive e njerezore.Per te tille futbolliste ka nevoje sot futbolli yne. Lamtumire Hajro. I perjetshem qofte kujtimi yt!