Vllaznia mori nje barazim 1-1 ndaj Partizanit duke e ndalur serine e fitoreve, por edhe ky rezultat konsiderohet pozitiv ne kampin kuqeblu sepse u arrit ndaj nje ekip pretendent dhe po ashtu, tregon se skuadra shkodrane e ka te veshtire te thuhet.

Mbrojtesi i krahut te majte te saj, Esin Hakaj, ne nje prononcim per “Panorama Sport” eshte shprehur se ndeshja edhe mund te fitohej, por ne fund rezultati 1-1 ishte me i drejti per kete 90 minutesh.

“Nuk mund të them nëse është rezultati më i drejtë i kësaj sfide. Ne kishim mundësitë tona dhe nëse do t’i kishim shfrytëzuar më mirë mund të kishim marrë maksimumin, por kjo mund të thuhet edhe për kundërshtarin. Luanim përballë një skuadre kampione dhe me objeksione të qarta edhe në këtë sezon. Bëmë më të mirën, por kësaj here më vjen keq që nuk arritëm që t’ia dalim”.

I pyetur nderkohe per ndeshjen e ardhshme ndaj Laçit, Hakaj do te shtonte: ” Laçi ështe nje kundershtar i veshtirë. Vëmendja jone është te ky kundershtar sepse kemi te bejme me një skuadër shumë te mirë dhe ku ne kemi pasur vështirësi në këtë fushë.

Por nuk diskutohet që në çdo takim kemi vetëm një objektiv, është vetëm fitorja. Ne do të luajmë për këtë objektiv, por në një përballje të tillë janë në lojë të tre rezultatet”.