Ditet e fundit ekipi i Teutes ka qene nder me aktivet ne Superligen shqiptare teksa ka bere disa goditje shume te mira ne merkato, goditje me te cilat do te tentoje te beje paraqitje sa me te mire ne Ligen e Europes dhe po ashtu edhe ne sezonin e ardhshem te futbollit shqiptar.
Por levizja qe ndoshta befasoi te gjithe gjate dites se djeshme ka qene ajo e largimit te futbollistit Esin Hakaj nga kjo skuader. Nje gje e tille ndoshta ka qene e papritur ngaqe shkodrani ka qene nje nga pikat me te forta te Teutes ne sezonin qe sapo u mbyll.
“Shkodra Sport” ka kontaktuar me lojtarin per te marre nje shpjegim ne lidhje me kete çfare ndodhi dhe Hakaj shprehet keshtu: “Thjesht nuk ramë dakord me kontratën dhe kjo ishte arsyeja pse unë nuk qëndrova më tek Teuta. Më kanë respektuar dhe i kam respektuar dhe kam vlerësimin më të madh për ekipin dhe për gjithë qytetin e Durrësit”.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka diçka konkrete në lidhje me të ardhmen e tij, lojtari që luan si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë duket se ka qenë i papërgatitur për këtë largim nga Teuta dhe prandaj shton: “Per momentin akoma nuk kam vendos asgja”.
Ne Shkoder nderkohe kane filluar menjehere te mendojne per nje rikthim te ketij lojtari tek Vllaznia sepse ne fakt i mungon nje futbollist i tille ne linjen e majte. Duke e pyetur Hakajn nese do te kishte deshire te rikthehej serish tek skuadra ku u be futbollist, ai shprehet: “Pse jo, por do t’i shikoj dalengadale gjerat”.
© shkodrasport.com