Tirana mposhti Partizanin në derbi me rezultatin 1-2 pas plot 6 vitesh duke thyer kështu “mallkimin” që po e përndiqte skuadrën bardheblu për një periudhë të gjatë. I ftuar në një lidhje direkt për emisionin “Zona Gol”, presidenti i 24 herë kampionëve të vendit, Refik Halili, ka rrëfyer emocionet e triumfit në derbi, si dhe analizuar situatën aktuale te klubi bardheblu, duke folur thuajse për gjithçak…
“Nuk kishte lotë në përfundim të derbit, por emocion i madh dhe të gëzuar jashtë mase për fitoren që bëmë mbas shumë vitesh. Të them të drejtën kur kam mundësi i ndjek të gjitha ndeshjet. Jam tifoz i Juves, më shumë përqëndrohem tek Italia.
Ata që kanë luajtur te Tirana e dinë shumë mirë që klubi i Tiranës ka presion të vazhdueshëm. Ka trajner që nuk e kanë mbajtur presionin, kur ka ndërhyrje nga grupe të ndryshme. Trajneri duhet të jetë i fortë dhe të largohet nga presioni. Nuk duhet t’i marrë parasysh fjalët e njerëzve. Kam dëgjuar që thonë e bën formacionin presidenti, por mund t’i pyesni të gjithë, që jam i vetmi president që nuk kam ndërhyrë kurrë.
Unë thjesht e pyes si është formacioni dhe mund të jap një mendim. Por nuk mund të ndërhyj që të prish skuadrën time dhe të bëj vendosje lojtarësh. Kur fola me Egbonë i kam bërë 2-3 pyetje dhe dëshira ime ishte që ata të shkonin në pozicionet e tyre. Për mua është e mirë është që futbollistë të luaj në pozicionin e tij dhe nuk duhen bërë eksperimente. Kur s’ke lojtarë mund të bësh ndonjë eksperiment.
Klubi i Tiranës nuk është mësimore. Hoxhallari ka ndryshuar disa herë pozicionin. Unë them që ai duhet të luaj në pozicionin e vetë. Shumë futbollistë të mëdhenj në botë nuk i ndryshojnë pozicionet e tyre. Te kjo ndeshje them se lojtarët luajtën në pozicionet e tyre u bashkuan të gjithë bashkë dhe dhanë maksimumin.
Po ta bëja unë formacionin do kërkoja që djali im të luante çdo ndeshje. Unë dua që klubi të fitojë, nuk më intereson kush luan. Kam hallin e investimeve. Do pak dorë të fortë klubi.
Të jeni të sigurtë që do të kemi një trajner. Do të bisedojmë dhe do të vendosim. Trajneri i ri ka kërkesat e tij. Nëse mendon se duhet të ketë ndonjë ndërhyrje, do mundohemi t’i shkojmë nga mbrapa, nëse do kemi nga mbrapa. Unë personalisht mendoj që grupi është brenda, ka shumë lojtarë dhe nuk e kanë problem për ta përballuar kampionatin deri në fund. Se në çfarë vendi dalim, kjo është pjesë tjetër. Në qoftë se bashkohet si në derbi, besoj se do ia dalim.
Unë di që trajneri ka një licencë. Egoja licencën e ka marrë licencën për trajner, jo për trajner portierësh. Është një trajner shumë i mirë dhe ndihem shumë mirë me të. Ne kemi folur dhe ai ka thënë që do ta mbajë skuadrën për shkak të gjendjes emergjente. Do mundohemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë. Do të mundohemi të marrim një trajner të mirë.
Unë nuk e kam takuar Ilir Dajën së fundmi. E kam takuar para 3 javësh, kam marrëdhënie të mirë. Nuk i kam bërë asnjë lloj propozimi. Jam 3 javë që nuk jemi parë bashkarisht.
Magani e ka drejtuar shumë gjatë Tiranën, Ze Maria e mabajti 1 vit e ca dhe Mema e mbajti vonë. Kur s’ka rezultate s’kemi çfarë ti bëjmë.
Pse nuk punohet reahet te Tirana? Ndoshta presioni. Por presionin e kanë jashtë meje. Nëse doni jam i gatshëm të ballafaqohemi me të gjithë trajnerit. Ata të flasin dhe unë t’i them gjërat ku kanë gabuar. Edhe ta dëgjojmë çfarë do thonë. Nuk është se unë nuk gaboj. Ka dhe trajner që kanë ngrënë presion nga faktorë të jashtëm.
Mos vihen trajnerët në presion nga prezenca e djalit të presidentit? Djali im është shembullor. Kur kam qenë në një mbledhje para nja 2 javësh, djali më tha president ti bëj detyrën tënde. Ju po t’i pyesni trajnerët flasin fjalët më të mira. Në qoftë se bëhen pengesë për klubin i them hajde rri me mua dhe mos luaj futboll. Ai nuk ka shanse të behet pengesë, përkundrasi, vetëm mund ta ndihmojë.
Nga cili trajner keni mësuar më shumë për futbollin? Jam njeri i qetë, i shikoj, ndjek ndeshjet, e lexoj shumë mirë, por nuk jam i zoti të bëj trajnerin. Mund të analizoj lojën, nuk rri duke parë ccfarë bën njeri apo tjetri. E njoh shumë mirë futbollin, nuk jam injorant. Në Shqipëri ka trajnerë që kanë ndërhyrje nga faktorë të jashtëm, nga kompanitë e basteve, dikush për të futur djalin, etj. Nuk kanë gjë nga klubet.