Kukesi do ta nise nga stadiumi “Loro Boriçi” kampionatin e ri kur mbremjen e se shtunes do te ndeshet me Vllaznine vendase, ne kuadrin e javes se pare te tij.

Trajneri Rrahman Hallaçi duke folur ne nje interviste per “RTSH Kukesi” e ka vleresuar si shume te veshtire kete perballje, por nga ana tjeter ka deklaruar se skuadra qe ai drejton eshte gati per ballafaqimin me ekipin shkodran.

“Kukesi eshte gati per sfiden e pare te kampionatit, ate qe do te luajme ndaj Vllaznise. Ne kete ndeshje duhet te jemi shume te kujdesshem pasi kampionati eshte shume i veshtire dhe kete e konstatuam edhe sezonin e kaluar, kur ndonese kishim shume lojtare me kualitet ne perberje, vetem ne javen e fundit e siguruam qendrimin ne kategori”- shprehet fillimisht trajneri Hallaçi.

I pyetur nderkohe per objektivat qe do te kete ekipi kukesian ne sezonin e ri, numri 1 i pankines te tij shton: “Te jemi realiste, ne sezonin e ri Kukesi nuk do jete pretendente per titullin kampion, per vete problematikat qe kemi kaluar, por ne Kupe mendoj se mund te bejme mire.