Kukesi eshte mundur sot me rezultatin 0-2 ne “Niko Dovana” ne ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Trajneri i tij, Rrahman Hallaçi ka folur për Oversport pas humbjes përballë Teutës në Kupën e Shqipërisë.
“Skuadra e ka dominuar pjesën e parë, krijuam shumë raste. Kundërshtari nuk na vuri në vështirësi, por më vjen keq sepse nëse gjyqtari nuk e shikon mirë episodin e penalltisë na ndëshkon. Arbitrat duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse unë mendoj që sulmuesi i Teutës bëri faull në rastin e penalltisë.
Jam i kënaqur nga skuadra për atë që prodhoi dhe me këtë skuadër do të tentojmë me çdo kusht kualifikimin. Shpresojmë që edhe arbitrat të jenë më të kujdesshëm. Nuk po them që sfida u vendos nga penalltia, por për mua nuk ishte penallti.
Barbosa është munduar që të na ndihmojë, por nuk po arrin që të shënojë golin. Penalizon mungesa e rezultateve? Loja është një garanci për vazhdimësinë. Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Hallaçi.