Ish-futbollisti dhe zv.trajneri Rrahman Hallaçi, mendon se për Kukësin do të ishte problem i madh nëse nuk do të fitonte Kupën. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se situata është mjaft problematike nëse ekipi nuk çon lart trofeun.

Për Kukësin do të ishte dështim shumë i madh nëse nuk fiton Kupën. Kukësi u fut për titullin kampion duke parë edhe blerjet për fillimin e sezonit e janar që shpenzimet u bënë marramendëse dhe dështimi do të ishte kolosal. Mendoj se Kukësi duhet ta fitojë, duke parë kualitetet e dy skuadrave, Kukësi është më mirë nga cilësia. Duke parë ndeshjet e fundit, edhe sot, tregon që ka skuadër të mirë, ka ritëm, lojtarët janë cilësore dhe ka mundësi për të marrë trofeun.

Unë kam qenë pjesë e Tiranës për disa muaj me Starovën. Kam parë atje që ka shumë ndërhyrje, kam parë ndërhyrje pa fund në formacion nga presidenti që është aktualisht. I pashë vetë me sytë e mi, u binda dhe u largova. Kur sheh që presidenti thotë fut lojtarë të tjerë, nuk ia vlen më të rrish aty”, tha Hallaçi.

Për problemet e Kukësit
“E pafalshme për një skuadër si Kukësi me këto investime që vazhdojnë përsëri e ndërron trajnerët, se për sa kohë ke eksperiencën nuk duhet të gabosh më. Kur u shpallëm kampion ishte më një trajner, kur bëhet kështu, nuk ka se e ka fajin trajneri. Qoftë Pakult, apo Cungu, ideja ime është që një trajner të rrijë sa më gjatë, pse jo 2 apo 3 vite se është e vështirë të ndërtosh skuadër. Janë gjëra që Kukësi nuk duhet t’i bëjë më, lëvizje lojtarësh e trajnerësh. Blerjet e janarit janë cilësore, u bë një gabim në këto moment. Aktualisht ka ekip shumë të mirë, por nuk duhet të lëvizsh lojtarë, nëse trajneri e lojtarët lëvizin përsëri, fillon nga e para”.

Largimi nga Kukësi
“Dëshira ishte të mbyllja sezonin, pse jo deri te finalja por gjithçka ndodhi papritur se i tillë është futbolli, emocional. Nuk është se kam pasur probleme me presidentin, thjesht doja që në momentin që të largohesha doja një sqarim që mbyllëm bashkëpunimin e kaq. Kam shkuar e takuar presidentin një ditë dhe duke e ditur që kam marrëdhënie të shkëlqyera me të, duke e ditur që kam qenë 8 vite e kuksian, mendova të diskutoja një muhabet.

Mendova t’i them nëse ka mundësi që gjatë kohës që jam, të stërvis edhe një ekip moshash. Nuk pengonte Hallaçin për të penguar stërvitjen, i mora mendim, ai më tha në mënyrë kategorike “jo”, o këtu ose atje. Unë i thashë do jem të Kukësi, i lindi ide tjetër, ofroi Kukësin B. Diskutuam, në parim edhe mund të binim dakord por nuk firmosa. Do ia linim kohës të flisnim, ndoshta presidenti u keqkuptua e mendoi se mora direkt vendim. Pak më vonë, të nesërmen i dërgoj mesazh i them e mirëmendova se është hap mbrapa.

Erdhi humbja me Korçën, bëmë analizë e u futa brenda me skuadrën, nuk e prita kur më tha pse ke ardhur. I thashë erdha për mbledhje, ndoshta u keqkuptua që kisha vazhduar te Kukësi B, mendova që gjatë dy ditëve do të më sqaronte njeri. Nuk u sqarova, lajmërova se unë do të largohem nga Kukësi me dokumentin, shkova te zyra, mora një lejekalimi, e mora vetë përsipër. Nuk kisha gjë me presidentin. Një klub profesionist siç është Kukësi, bën mirë të zgjidhen gjërat sy më sy që më pas të mos merremi me gazeta e gjëra. Doli një deklaratë nga klubi i Kukësit që mbyllëm marrëveshjen.

I thashë a mund të takohemi e zgjidhim, se e di që presidenti ka qenë në fushatë, e mirëkuptova. Por kur punojmë është mirë t’i mbyllim me të mirë. I kam kërkuar takim se i tillë jam si njeri, nuk më pëlqen zhurma. I thashë të takohemi të ndahemi si njerëz e miq, presidenti tha ke të drejtë. Presidenti tha nesër-pasnesër derën e hapur e ke në klub. Unë nuk jam më pjesë e Kukësit, jam jozyrtarisht te U19 e Internacional dhe jam komod aty”. /vipsport.al/