Hamdi Salihi dhe Edi Reja ndodhen në “Selman Stërmasi”. Në një foto të siguruar nga Newsport.al shihet që ish-sulmuesi shkodran së bashku me trajnerin e ri të Kombëtares ndodhen në impiantin bardheblu për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit.
Salihi, tashmë në rolin e ndihmësit të Reja-s kanë ardhur disa ditë përpara në Shqipëri për të ndjekur sfidat e Superiores, pse jo për të pikasur ndonjë element të veçantë nga elita e kampionatit tonë.
Kujtojmë që Hamdi Salihi vetëm pak para disa javësh vari këpucët në gozhdë, ndërsa tashmë ka nisur profesion të ri duke u afruar në stafin teknik pranë kombëtares shqiptare./newsport/