Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi e ka nisur mbarë aventurën e tij në kampionatin izraelit të futbollit me skuadrën e tij Hapoel Acre. Ajo ka fituar sot në fushën e saj ndaj një kundërshtari shumë të fortë me rezultatin 4-3. Në fakt ka qenë skuadra udhëtuese ajo që ka qenë në udhëheqje të rezultatit 3-1 kur Salihi është futur në fushë. Pikërisht ai do shndërrohej në protagonist sepse brenda 10 minutash do shënonte dy gola duke barazuar shifrat. Në fund pastaj do kishte edhe një tjetër gol për ekipin ku luan shkodrani dhe ai ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Kësisoj Salihi shfaqet protagonist edhe në Izraelin e largët me golat e tij duke treguar se nuk e harron këtë “ves” pavarësisht se në cilin kampionat luan.