Shanset që sulmuesi shkodran Hamdi Salihi të jetë pjesë e Kategorisë Superiore në vijim janë zero edhe pse u fol për një ofertë të trajnerit të Kukësit, Peter Pacult në drejtim të shkodranit. Por, sipas klubit aktual Wiener Neustadt, Salihi do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre, ndërkohë që nuk do të mund të zbresë në fushën e lojës për dy muajt e ardhshëm. Futbollisti shqiptar që është kthyer në një nga më të rëndësishmit në skuadrën e tij do të kryejë një operacion për shkak të një hernie.
Edhe pse Salihi mendonte se gjithçka do të kalonte me mjekim, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Salihi është detyruar që të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale. Faza e rikuperimit do të jetë pak e gjatë dhe nëse gjërat shkojnë mirë, futbollisti mund të aktivizohet në fundin e muajit të ardhshëm.EDS