Frika e ndonjë problemi në mushkëri siç ka shkruar “Uashington Post” pak ditë më parë, ka rënë poshtë për sulmuesi shkodran Hamdi Salihi. Ndryshe nga sa thuhej, ai jo vetëm që është federuar me skuadrën kineze Jiangsu Saint por ka udhëtuar me të drejt Japonisë ku pasnesër do të luajë ndeshjen e tij të parë zyrtare me këtë skuadër, pikërisht atë të vlefshme për Champions League të Azisë ndërmjet Fc Seoul dhe Jiangsu Saint. Trajneri i skuadrës kineze, serbi Dragan Okuka në një intervistë për “FIFA.com” këto ditë ka ngritur lart vlerat e sulmuesit shqiptar teksa ka thënë: “Salihi ka luajtur mbi 40 ndeshje me kombëtaren shqiptare kështu që ka një eksperiencë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare. Shpresoj të jetë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe të rigjejë sa më shpejt formën e tij fizike dhe golat”. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar se çdo gjë është në rregull me të dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor. Hamdi Salihi u transferua vetëm pak kohë më parë në Kinë nga skuadra amerikane DC United ku nuk gjeti hapësirat e duhura për t’u aktivizuar aq sa duhet. Në këtë eksperiencë të re, sulmuesi shkodran shpreson të jetë sërish i rëndësishëm me golat e tij.
www.shkodrasport.com