Hamdi Salihi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I vendosur prej kohësh larg Shqipërisë, ish-bomberi i futbollit shqiptar zbuloi situatën në SHBA. Fillimisht tregoi se njerëzit nuk e kishin marrë shumë seriozisht këtë situatë, por tashmë janë ndërgjegjësuar.
Në në lidhje direkte me Supersport, Salihi tregoi se me të po jetonte edhe ëma. Pjesë e stafit teknik në ‘ekipin’ e Edi Rejës, tregoi bisedat me trajnerin Italian. Ndërkohë në fund s’mund të linte pa përmendur edhe ekipin me të cilin ka luajtur për disa vite, Tiranën.
“E morëm shumë lehtë dhe njerëzit s’po ia vinin shumë mendjen. Po përhapet në një kohë rekord. Njerëzit tani e kanë kuptuar dhe kanë marrë masat. Të gjithë janë nëpër shpia dhe s’ka asnjeri rrugëve. Ne jemi përshtatur në vende më të vështira, e jo më në Kaliforni.
Familjarët – Komunikoj gjithë kohën me familjarët. Për fat të mirë, mamin e kam këtu. Është mirë për ne. Me vëllezërit dhe familjen kanë ikur në Velipojë sepse mendojnë se është më mirë atje. Si gjithë tjerët po mundohemi të ruhemi, duke shpenzuar edhe më shumë kohë me familjen.
Regjimi – Njëherë e lëshova mirë sepse më kishte marr malli. Pastaj e mora situatën në dorë dhe nisa të luaj tenis. Ndihem më mirë. Mos të ndodhte ky virusi, për pak do isha gati të kthehem në fushë.
Kombëtarja – Jam në kontakt gjithë kohën me Edi Rejën sepse do të bënim listën për ndeshjet e marsit. Por, ndodhi kjo që ndodhi, komunikimet janë të vazhdueshme por për shëndetin. Nuk flasim shumë për futbollin. Shpresoj që shumë të kemi mundësi të mendojmë për të.
Goli më i bukur – Goli në Norvegji më ka gëzuar shumë sepse ka qenë një skemë që e kishim përdorur gjithë kohën në stërvitje. Ishim të bindur se çfarë do të ndodhte aty dhe i kishin gjithë sytë te unë. Gjithçka shkoi përfekt. Ai është ndër golat e mi të preferuar. E kisha çuar shumë herë në stërvitje jashtë, ndaj kisha frikë.
Tirana – Po do dali patjetër kampion, pavarësisht se më vjen keq për Gesin se e kam shok të mirë, por këtë herë Tirana duket në rrugën e duhur”, ka përfunduar ai./newsport/