Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk ndalet në Ligën e dytë në Austri. Ish- sulmuesi i kombetares shqiptare është transformuar në një përbindësh sot në ndeshjen e ekipit të tij Neustadt ndaj Kapfenberg të vlefshëm për javën e 15-të. Ai shënuar tripletë brenda 29 minutash lojë dhe golin e katër sapo ka filluar pjesa e dyte.
Bomberi shkodran fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 10-të, ndërkohë që dyfishoi shifrat në minutën e 20-të pas një goditje me kokë. Salihi nuk ndalet me kaq, teksa shënon golin e tretë në minutën e 29-të me penallti.Ndërkaq me fillimin e të dytës, shënoi edhe golin e katërt. Skuadra e tij fitoi 4-2, ndërkohë që sulmuesi shqiptar është në krye të golashënuesve me 13 gola.