Edhe pse në moshën 34-vjeçare, Hamdi Salihi i surprizoi të gjithë me paraqitjen e tij në ligën e dytë austriake.
Shkodrani arriti të realizonte 22 gola, duke u kthyer në një lider për skuadrën e Nojshtadit.
Falë paraqitjes së shkëlqyer në këtë sezon, bomberi shkodran është zgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.
Shkodrani është lojtari i vetëm nga skuadra e Nojshtadit i përfshirë në formacionin më të mirë të vitit, teksa formon dyshen e sulmit me Zlatko Dediç.
Kujtojmë që skuadra e Nojshtadit do të ndeshet me St.Poleten në duelin e play-off dhe shanset për tu ngjitur në elitë janë të mëdha.