Hamdi Salihi është shumë pranë rikthimit në kampionatin elitar që zhvillohet në Austri, por tashmë jo si lojtar i Rapidit të Vienës. Sulmuesi shqiptarë është duke tentuar të ngjitet sërisht në elitën austriake, kësaj radhe me Nojshtad.Nojshtadi është duke ndarë vendin e parë së bashku me Riedin, ndërsa po të njëjtën gjë është duke bërë edhe Salihi në listën e golashënuesve. Në një intervistë për “Supersport”, Hamdi Salihi ka komentuar “Superioren” duke theksuar faktin se Skënderbeu është pa rivalë deri në këtë moment.

“Besoj së do të jetë e vështirë për rivalët, sepse përveç startit të gabuar ata po vonohen për ta kapur Skënderbeun. Vazhdojnë të kenë probleme dhe shumë shpejt do e pranojnë edhe ata fatin e tyre për këtë vit”. Salihi shprehet shumë optimist për situatën aktuale të cilën po kalon në Austri, por ka një peng të madh ende nga kampionati shqiptar: “Do të ishte ëndërr ta fitoja një titull me Vllazninë, do të kishte qenë diçka shumë e madhe. Ndërsa Tirana besoj që do të organizohet shpejtë dhe e shoh shumë konkurruese. Për këtë arsye nëse hipotetikisht do të kisha zgjedhur një skuadër shqiptarë për të ndihmuar, ajo do të ishte Vllaznia”, u shpreh Hamdi Salihi.

www.shkodrasport.com