Ekipi i Nojshtadit ka barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit austriak ndaj Wattens.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-2, teksa historikun e tij e ka vendosur goli i Hamdi Salihit, nga pika e bardhë.
Skuadra e shkodranit, Nojshtadi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë ndeshje, pasi u gjend në disavantazh të dy golave, ndërsa në fund arriti të merrte 1 pikë.
Pas kësaj fitore, ekipi i Salihit mban vendin e dytë në ligën e parë të Austrisë, teksa Nojshtadi ndodhet me 7 pikë më pak se vendi i parë.
Me këtë gol të shënuar, sulmuesi shkodran mban vendin e parë të kryesimit në listën e golashënuesëve, me 17 gola të realizuar. /vipsport/