
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi shënon sërish. Ka ndodhur kështu sot në ndeshjen e rradhës të kampionatit amerikan teksa ai ka shënuar për skuadrën e tij DC United. Hamdi Salihi shënon sërish për skuadrën e tij duke rikonfimuar vlerat si golashënues. Sulmuesi 28-vjecar i kombetares shqiptare ndonëse e nisi ndeshjen ndaj Montreal nga stoli i rezervave arriti ta tundte rrjetën në minutën e 90-të, pak momente pasi ishte hedhur në fushë, duke e vulosur rezulatin në 3-0. Ky ishte goli i 5 i shkodranit me ekipin amerikan që pas transferimit të tij nga Rapidi i Vjenës gjatë merkatos së janarit. Gjërat kësisoj po shkojnë në mënyrën e duhur. Ndonëse shkodrani 28 vjeçar ka hasur disa probleme me ambjentimin në këtë lloj futbolli, ai sërish po ia del të shënojë sa herë që trajneri e hedh në fushën e lojës. E ka bërë këtë edhe sot ndonëse është aktivizuar vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, duke treguar edhe njëherë tjetër se nuk mund ta harrojë dot kollaj vesin e tij, atë të dërgimit të topave në rrjetën kundërshtare.
www.shkodrasport.com