Fillimi I muajit maj duket se ka qene I mbare per sulmuesit shkodran që luajnë me ekipet jashtë Shqipërisë. Pas Xhevahir Sukajt që ka shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë për skuadrën e tij iraniane të Sepahanit, rradha ka qenë për shkodranin tjetër Hamdi Salihi për ta bërë këtë gjë. 28 vjeçari që kalon në muajin shkuar në kampionatin amerikan tek skuadra DC Junajtid, më në fund arriti të shënojë golin e parë në kampionatin amerikan. Ka ndodhur kështu në mengjesin e së enjtes kur për ndeshjen e vlefshme për kampionat në transfertë ndaj ekipit San Hose, ai e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 88-të të ndeshjes duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij.

Gol që gjithsesi nuk ka shërbyer për t’I dhënë pikë atij sepse ka qenë goli I tretë që Junajtid shënonte përmes sulmuesit shkodran por deri në ato momente ekipi kundërshtar kishte shënuar plot 5 gola dhe për rrjedhojë rezultati përfundimtar I këtij takimi ka qenë 5-3 në disfatë të skuadrës së Salihit. Shkodrani nuk e ka nisur si titullar këtë ndeshje por është aktivizuar në minutën e 69-të dhe pas 19 minutash lojë, ka arritur të shënojë. Ky është goli I parë I tij në kampionatin amerikan. Mungesa e tij në fakt kishte krijuar njëfarë bezdie tek vetë futbollisti aq sa në media të ndryshme filloj të flitej për një pendim të tij për shkuarjen në Amerikë. Mbase goli I sotëm do t’I kthejë humorin 28 vjeçarit që para se të transferohej në kontinentin e largët, ka patur një karrierë të suksesshme në Austri me Rapidin e Vjenës.

 

www.shkodrasport.com