Hamdi Salihi shënon sërish. Për herë të tretë kjo kampionatin amerikan në këtë kampionat. Ka ndodhur kështu mëngjesin e së enjtes teksa skuadra e tij DC Junajtid ka luajtur dhe ka fituar në transfertë ndaj ekipit Rapids Kolorado me rezultatin 2-0. Salihi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë, në minutën e 60-të të ndeshjes duke shënuar golin e dytë dhe të fundit të saj, që vendosi përfundimisht edhe fatin e këtij takimi. Ai ka ndjekur me shumë vëmendje një aksion të gjatë të skuadrës së tij dhe kuptohet që është gjendur në momentin e duhur në vendin e duhur për ta shtyrë drejt rrjetës topin e kthyer nga portieri.

Ky është goli i tretë për shkodranin 28 vjeçar që u transferua në shkurt të këtij viti tek kjo skuadër nga Rapidi i Vjenës. Nëse në fillim ai e ka patur disi të vështirë ambjentimin me këtë lloj futbolli, tashmë kjo pengesë ka kaluar dhe kjo gjë po shihet tek golat që po shënon. Goli i shënuar së fundi, është i treti në 542 minuta lojë kur ai ka qenë në fushë. Ai vazhdon të shkëlqejë duke e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme punën e tij, atë të dërgimit të topave në rrjetat kundërshtare. Një ves që ai e ka të trashëguar mesa duket se Shkodra dhe Shqipëria duhet të jenë krenare për këtë talent të futbollit që i ka nderuar kudo ku ka luajtur.
www.shkodrasport.com