Mediat kineze dhe ato amerikane bëjnë me dije se futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Sali është transferuar nga DC Junajtit në te nënkampionët e Kinës “FC Jiangsu Sainty”. Ishte paralajmëruar prej ditësh se Salihi do të largohej nga Uashingtoni për të nisur një aventure të re në Kinë. Fillimisht u tha se Salihi do të bëhej pjesë e FC Tianjin Teda, skuadër që drejtohet nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Klubi kinez i Jiangsu Sainty e lajmëruar transferimin e sulmuesit shkodran në  adresën zyrtare në “ëeibo”, version kinez i “Tëitter”. Mësohet se Hamdi Salihi do t’i bashkohet sot skuadrës së re në Turqi, pasi ata po kryejnë fazën përgatitore . Për momentin nuk jepen detaje të transferimt të Hamdi Salihit nga DC Junajtit te kinezët e Jiangsu Sainty, që sezonin e shkuar e mbyllën në vendin e dytë, me 4 pikë më pak se kampionët e Guangzhu.
www.shkodrasport.com