Bayern Munich ka fituar Kupën e Botës për Klube, pas fitores në finale ndaj ekipit meksikan, Tigres.

Bavarezët kanë mposhtur Tigres në finalen e sotme me rezultatin minimal 1:0, me golin e Pavard, shkruan GazetaBlic Sport.

Hansi Flick ka një mesatare të fitoreve prej 85% në Bayern Munich dhe mesatarisht një trofe në çdo 11.3 ndeshje.

Ai ka 58 fitore, 5 barazime, 5 humbje si trajner i Bayern Munich.

Ajo që mahnit është se trajneri ka më shumë tituj të fituar tek Bayern Munich, sesa ndeshje të humbura. Në total ai ka fituar gjashtë trofe me bavarezët.