“Mundo Deportivo” raporton se Hansi Flick iu ka dhënë urdhër drejtuesve të Barcelonës të mos mendojnë shitjen e mundshme të Fermin Lopez gjatë merkatos së verës dhe të mos pranojnë ofertat që mund të vijnë për të. Për djaloshin spanjoll kanë shprehur interes konkret Atletico madrid dhe Liverpool, po ashtu ndiqet dhe nga klubet e tjera si PSG e Aston Villa.

Trajneri gjerman i ka kërkuar drejtpërdrejt bordit që të mos mendojnë shitjen e mesfushorit të ri, të cilin ai e konsideron një aset jetik për sistemin e tij.

Pavarësisht konkurrencës së ashpër në mesfushë, për Flick, Fermín sjell energji, vertikalitet dhe përkushtim që e bëjnë atë të domosdoshëm për rotacionin e nevojshëm në këtë repart.

Sipas raportimit në fjalë, Flick ka folur personalisht me 21-vjeçarin duke besuar se zhvillimi i tij do të jetë edhe më i madh nëse ai qëndron në klub dhe garon në nivelin më të lartë i rrethuar nga lojtarë të klasit botëror./telesport/