Barcelona ka fituar 6 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll, nisja më e mirë në shtatë vitet e para. Aktualisht, trajneri Hansi Flick ka nisjen e tretë më të mirë në historinë e klubit.

Rekordi i katalanasve kanë qenë 8 fitoret radhazi me trajnerin Tata Martino në sezonin 2013/2014. Nisja e dytë më e mirë ndodhi me trajnerin Ernesto Valverde në sezonin 2017/2018 me 7 fitore radhazi.

Flick momentalisht ka 6 fitore radhazi dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Getafes. Kalendari e favorizon trajnerin gjerman, sepse nuk ka rivalë të vështirë në javët e ardhshme.

Me pak fjalë, Barcelonës i duhen edhe 3 fitore për të vendosur një rekord historik. Aktualisht, Barcelona kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë Real Madrid.