Talenti shqiptar i Kosovës, Alpi Shahini, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga skuadra e 2 Korrikut, te skuadra e Hajdukut të Splitit në Kroaci.
Futbollisti 18-vjeçar nga Ferizaj ka nënshkruar kontratë profesionale për 2 vitet e ardhshme.
Te skuadra kosovare e 2 Korrikut, Shahini debutoi në moshë 16-vjeçare, kur fitoi besimin e trajnerit Besim Ademi duke u aktivizua në plot 13 ndeshje, ku në sezonin e tij debutues mori 966 minuta.
Talenti ka qenë pjesë e grupmoshave zinxhir te Kosova nga U15 deri U19. Qendërmbrojtësi llogaritet si një prej lojtarëve më perspektiv të gjeneratës së tij.