Trajneri i Hendbollit nga Kosova, Fadil Kqiku, ka marrë drejtimin e Bajern Mynih, duke bërë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.
Gjilanasi ka qenë një hendbollist shumë i njohur në Kosovë, teksa tashmë do të ketë mundësinë të drejtojë Bajernin në këtë sport.
Një arritje kjo shumë e madhe për trajnerin kosovar, i cili ka arritur diçka shumë të rëndësishme në karrierën e tij me këtë.
Kjo konfirmon edhe njëherë, se jo vetëm në futboll ka trajnerë të mirë shqiptarë, por ata shkëlqejnë edhe në sporte të tjera si trajnerë.